Sport Ndërkombëtar

Shqiponjat fluturojnë në finale – përballen me Rangers

Finalja e Sevillës pret “Shqiponjat” dhe “Arinjtë”.

Eintracht Frankfurt ishte nikoqir i West Ham United në “Deutsche Bank Park”.

Aty, vendasit mbyllën pjesën e parë me epërsi 1:0.

Golin e shënoi qendërsulmuesi Borre në minutën e 26-të.

Kurse, mysafirët kanë mbetur me një lojtar më pak nga e 19-a, pasi Cresswell që u ndëshkua me të kuq pas një përleshjeje.

Edhe pse në favor numerik në fushë, Frankfurt nuk arriti të shënojë më, gjë të cilën nuk e bënë dot as “Irons”.

Kartoni i kuq për Aaron Cresswell

Trajnerit të këyre  të fundit, David Moyesit, iu tregua i kuqi nga gjyqtari spanjoll Manzano.

Krejt në fund, Frankfurt 1:0 West Ham.

Nga ana tjetër, Rangers arriti një përmbysje RB Leipzig.

Takimi i parë mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar në favor të gjermanëve, minimalisht 1:0.

Socezët dolën në avantazh fillimisht me mbrojtësin golashënues, James Tavernier në minutën e 19-të.

Teksa, për dyfishimin e rezultatit u përkujdes finlandezi Glen Kamara në të 24-tën.

Por, kampioni në fuqi i Skocisë është në rrugë të mirë të vazhdojë tutje në finalen e madhe të këtij kompeticioni.

Për Leipzig, rrjetën e gjeti njeriu kyç i skuadrës, Christopher Nkunku në minutën e 71-të.

Momente nga takimi

Kur menduan se kishin gjetur veten, “Demat” pranuan golin nga John Lundstram.

Përfundimisht, Glasgoë Rangers udhëtojnë në Sevillë për ndeshjen e fundit – për lavdi në kontinentin e vjetër. /Shqip.com