Sport Shqiptar

“Shqiponjat e Zeza” nuk i lejojnë studentët serbë të hyjnë në Prekaz

Tifozët "Shqiponjat e Zeza"

Tifozët e skuadrës së Drenicës, “Shqiponjat e Zeza” nuk i kanë lejuar disa studentë serbë të hyjnë në Prekaz.

Ky tifo-grup përmes një postimi në rrjetet sociale kanë thënë se ata nuk do të lejojnë që studentët të kalojnë.

“Shqiponjat e zeza të përkrahura nga qytetarët dhe pjestarë të organizatës së veteranëve u mblodhën sot për të bllokuar hymjen që qonë drejtë Memorialit të Prekazit. Edhe pas informacionit nga Policia e Kosovës (atyre që ishin prezent në turmë) se vizita e studentëve që kishte edhe studentë serb është anuluar për shkak të reagimit tonë publik, Shqiponjat e zeza do të jenë prezente gjatë tërë ditës në vëzhgim të qytetit dhe Prekazit në mënyrë që nëse informacioni nuk është i saktë të pengojnë hyrjen e tyre”, thuhet në njoftim.

Ata i bënë të qartë edhe Policisë së Kosovës se nuk do të largohen nga rruga derisa të kthehen mbrapa student serbë.

Studentët po marrin pjesë në Universitetin Veror të Prishtinës, ku kanë paralajmëruar vizitë në Prekaz./Shqip.com