Sport Shqiptar

“Shqiponjat e Zeza” e sqarojnë ngjarjen e ndodhur sot – në Prekaz

Shqiponjat e Zeza

Tifozëria e skuadrave sportive të Drencës, “Shqiponjat e Zeza” kanë publikuar një sqarim – se çka ka ndodhur sot – në Prekaz.

Përmes një postimi në Facebook – kjo tifozëri ka shpjeguar se studentët të cilët nuk janë lejuar të hyjnë në Prekaz – kanë qenë vetëm ata që nuk kanë pranuar të tregojnë mjetet indetifikuese.

“Gjatë identifikimit të studentëve pamë që kishte nga vendet e ndryshme që kishin ardhur dhe nuk hezitonin të tregonin letërnjoftimat e tyre, por gjatë kontrollit hasëm në student që refuzuan ta bënin këtë gjë duke u arsyetuar se nuk kanë mjete identifikimi.

Nga Shqiponjat e zeza dhe policia iu kemi dhënë kohë disa minuta që të tregojnë se nga vijnë mirëpo nuk dëshiruan ta bëjnë këtë. Së pari me Policin menduam që ata që nuk tregojnë leternjoftimat të ndalohen kurse pjesa tjetër të kalojnë mirëpo duke parë student nga shtetet mike serbe e shtete që nuk njohin Kosovën si shtet, duke mar parasyshë provokimet që mundë të bëhen, vendosem që autobusi të kthehet nga ka ardhur”, shkruhet ndër të tjera në këtë postim.

Sipas të njëjtës tifozëri – i njëjti autobus ka tentuar që të hyjë përsëri në Prekaz – por ata nuk lejuan diçka të tillë – pa u indetifikuar të gjithë.

Teksa – në fund i kanë kërkuar falje “të gjithë atyre që kanë dashur më të vërtetë ta vizitojnë” Prekazin./Shqip.com