Kulturë

Shqipëria zgjedh Rita Petron për “Çmimin Evropian të Letërsisë”

Shqipëria zgjedh Rita Petron për “Çmimin Evropian të Letërsisë”
Shqipëria zgjedh Rita Petron për “Çmimin Evropian të Letërsisë”

Rita Petro me romanin “Lindur së prapthi” është propozimi i Shqipërisë për Çmimin Europian të Letërsisë. Një komision i ngritur nga Qendra Kombëtare e Librit e ka përzgjedhur Petron bazuar në disa kritere që kanë të bëjnë edhe me numrin e veprave në gjuhë të huaj deri tani.

“Rita Petro u zgjodh nga një komision  i ngritur nga Qendra e Librit. Komisioni u orientua nga 13 kritere që janë vënë nga EUPL. Motivacioni i përzgjedhjes është si një zë ndryshe në letërsinë femorërore dhe një libër që sjell këndvështrimin e botës me syrin e një vajze të vogël dhe me pas të një gruaje gjatë komunizmit”, thotë Alda Bardhyli drejtore e QKLL.

Shqipëria zgjedh Rita Petron për “Çmimin Evropian të Letërsisë”

Këtë të enjte 13 shtete kanë propozuar secili nga një shkrimtar që di të jetë në garë për Çmimin evropian të Letërsisë. Vlerësimin e bën një juri ndërkombëtare dhe fituesi shpallet në Panairin e librit në Bruksel më 4 prill.

“Shqipëria mundet vetëm të nominojë, më pas janë emra të njohur të letërsisë evropiane që do të lexojnë pjesët e përkthyera në anglisht nga 13 autorët për të përzgjedhur njërin prej tyre si fitues të Çmimit Evropian. Ka qenë propozimi i Europës Krijuese që QKLL të jetë partner për këtë proces”, tha Bardhyli.

Rita Petro është poete e njohur në Shqipëri. Në romanin “Lindur së prapthi”, personazhi kryesor vallëzon mes së shkuarës e së tashmes, mbamendjeve e ndjesive. Vetë autorja është shprehur se është një libër që lidhet me të shkuarit kundër rrymës.

/Shqip.com