Sport Shqiptar

Shqipëria shkëlqeu në Tiranë, Uzuni me të dashurën në Paris

Kombëtarja e Shqipërisë, shkëlqeu mbrëmjen e sotme në “Air Albania”, duke mposhtur me rezultatin 2:0, Armeninë, në duelin miqësor të fundit për këtë vit kalendarik.

Të shumta ishin mungesat në këtë përballje, teksa golat e Xhuliano Skukës dhe Kristjan Asllanit vendosën duelin.

Një ndër futbollistët që mungonin ishte dhe Myrto Uzuni. Talenti nga Berati u aktivizua titullar në duelin ndaj Italisë, teksa më pas u largua nga grumbullimi.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme, partnerja e tij, Uarda Hyseni, ka publikuar një foto së bashku me Uzunin nga kulla e Parisit, teksa çifti shfaqet në super formë dhe me një shkëlqim rrezatues.

Kjo foto e publikuar pas mbarimit të miqësores Shqipëri-Armeni ka marrë mijëra klikime në “Instagram”.

/Shqip.com