Lajme

Shqipëria reagon pas sulmit ndaj Izraelit

Ministri për Europën dhe Punët e Jasthme, Igli Hasani ka reaguar pas sulmit e Iranit ndaj Izraelit.

Ai është shprehur se kjo do sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim të madh për Lindjen e Mesme.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit. Ajo rrezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme. Shqiptarët në rajon këshillohen të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për përditësimet e sigurisë publike dhe të kontaktojnë ambasadat tona për ndihmë”, shkroi ministri Hasani në një postim në “X”.

/Shqip.com