Sport Shqiptar

Shqipëria pranë EURO2024! Kuqezinjtë fitojnë me spektakël dhe gola ndaj Çekisë

Kuqezinjtë ishin të pandalshëm sonte në Arenën Kombëtare përballë Çekisë, të cilët e mundën me rezultatin 3 me 0. Shqipëria e Sylvinhos duhet të trembë edhe kundërshtarët më seriozë në arenën ndërkombëtare.

Kuqezinjtë dhuruan spektakël. Jo vetëm Asani me perlën e tij të radhës, por edhe Seferi shkëlqeu shënoi dy gola në pjesën e dytë të ndeshjes.

Shqipëria kaloi në avantazh që në minutën e nëntë, me supergolin e Asanit.

Ndërsa një karton i kuq për kundërshtarin la Çekinë me 10 lojtarë. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1:0.

Edhe fraksioni i dytë i lojës nis me kuqezinjtë në sulm.

Taulant Seferi, futbollisti nga Maqedonia e Veriut shënon dy herë në portën polake në minutën e 51 dhe 73. Festë e përkohshme për Armend Mujën i cili shënon “pokerin”, por VAR është i pamëshirshëm dhe për milimetra i mohon festën sulmuesit të Antwerp.

Gjithsesi festa është e kuqezinjve.

3:0 dhe 13 pikë, të parën në Grupin E.

Matematikisht duhen vetëm 2 pikë për t’u kualifikuar zyrtarisht në Euro2024 e cila do të ishte pjesëmarrja e dytë për Shqipërinë pas Euro2016 në Francë.

/Shqip.com