Sport Shqiptar

Pranë kualifikimit/ Shqipëria shënon gol në Moldavi, Çikalleshi tund rrjetën nga penalltia

Shqipëria po fiton me shifrat 1:0 në Chisinau përballë Moldavisë vendase.

Minuta e 25 solli golin për kuqezinjtë nga pika e bardhë e penalltisë.

Mbrojtësi moldav bën ndërhyrje të gabuar ndaj Taulant Seferit në zonën e rreptësisë.

Gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë. Sulmuesi kuqezi Cikalleshi nuk gabon përballë portës duke kaluar në epërsi Shqipërinë.

Teksa ndeshja është duke u luajtur, nëse “Shqiponjat” do të ruajnë avantazhin do të numërojnë 16 pikë, në krye të Grupit E.

Vetëm 45 minuta e ndajnë Shqipërinë nga kualifikimi në Euro 2024. Megjithatë, kuqezinjve iu mjafton edhe një pikë për të shkuar në Gjermani verën e ardhshme.

/Shqip.com