Lajme

Shqipëria organizon “Javën e Kulturës” për të shënuar Pavarësinë e Kosovës

Aktivitetet për nder të Pavarësisë në Kosovë në Shqipëri

Shteti i Shqipërisë ka organizuar “Java e Kulturës” për të shënuar 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, në një prononcim për Shqip.com tha se Ambasada ka menduar një varg aktivitetesh ndonëse në kushtet të kufizuara të pandemisë kanë zgjedhur mënyrën më kreative për të shmangur grumbullimet e njerëzve, pra brenda një jave të tërë duke e quajtur “Java e Kulturore e Kosovës” kanë filluar një varg aktivitetesh nga dita e hënë.

“Në bashkëpunim me Qendrën kinematografike të Kosovës, me Teatrin e Kosovës, Ministrinë e Kulturës së Kosovës, me Bashkinë e Tiranës e sidomos Qendra e Kulturës “Tulla” në Tiranë që mbledh rreth vetit disa artistë dhe krijues nga Kosova të cilët kanë propozuar dhe po zbatojnë një program vërtetë interesant me vepra arti dhe kulture të gjitha nga Kosova që do të shfaqën brenda kësaj jave”, ka thënë Durmishi.

Aktivitetet për nder të Pavarësisë së Kosovës nga Ambasada në Shqipëri

Durmishi ka treguar se çdo natë janë zhvilluar nga një aktivitet filmik i cili pasohet pastaj me debate, biseda, pyetje, përgjigje të regjisorëve, skenaristëve dhe producentëve me ata të cilët janë të pranishëm në sallë.

“Edhe sonte do të jetë një mbrëmje pak më e fortë pasi që do të transmetohet filmi “Zgjoi” ku edhe regjisorja do të jetë e pranishme do të ketë pyetje dhe përgjigje të atyre që janë të pranishëm në sallë dhe pastaj do të ketë një koncerte mjaftë interesant për të cila ka edhe interesim të fansave  të këtij zhanri”, ka thënë ndër të tjera Durimishi.

Aktivitetet për nder të Pavarësisë së Kosovës nga Ambasada në Shqipëri

Ambasadori kosovarë në Shqipëri ka treguar se kështu do të vazhdohet edhe nesër dhe gjithashtu ka falënderuar organizuesit dhe mbështetësit e këtij projekti.

“Ekipi me zell kanë shfaq këtë projekt kulturor për të realizuar një javë interesante dhe për të shënuar një javë të rëndësishme sublime siç është  Pavarësia e Kosovës”, ka pohuar Durmishi.

Pos kësaj, Ambasada ka realizuar edhe aktivitete të tjera siç janë vizita të personaliteteve dhe njerëzve me vlera, familjet e dëshmorëve dhe aktivitet të tjera brenda në ambasadë./Shqip.com

Aktivitetet për nder të Pavarësisë së Kosovës nga Ambasada në Shqipëri