Sport Shqiptar

Shqipëria mposht Andorrën, fiton ndeshjen e parë

Shqipëria e ka fituar ndeshjen e parë në kuadër të ciklit parakualifikues për Kupën e Botës 2024, me rezultat të ngushtë 2:3.

Golat për Shqipërinë u shënuan nga Endrit Kaca, Arbër Shkodra dhe Azem Brahimi, ndërsa për kundërshtarët rrjetën e gjetën Brayan Dos Santos dhe Christian Regalo Figueiredo.

Lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Halim Selmanaj, ka thënë për Shqip.com se kjo fitore ishte shumë e rëndësishme.

“Ndeshja kundër Andorrës ka qenë e vështirë për dy arsye sepse lojën e fundit që jemi përballur me ta kemi humbur. Kurse arsyeja e dytë është sepse ka qenë loja e parë në këtë grup edhe na është dashur fitorja me nis mbar këtë grup. Me fitoren sot që e arritëm jemi në rrugë të mirë për kualifikim”, tha ai.

Ndeshjen e radhës Shqipëria e ka kundër Austrisë, derisa Selmanaj tha se qëllimi i vetëm i “Kuq e Zinjëve” është kualifikimi tutje.

“Ndeshjen kundër Austrisë na duhet me doemos ta fitojmë, nëse mendojmë të kalojmë në rundin tjetër. Nuk ka ndeshje të lehtë po besoj se do ja dalim. Jemi këtu për ta kaluar në fazën tjetër, grupi është komplet, lëndime s’kemi, shpresoj të arrijmë qëllimi për çfarë jemi këtu ne Suedi”.

Shqipëria gjendet në grupin E së bashku me Andorrë, Austrinë dhe Suedinë./Shqip.com