Lajme

Shqipëria miraton projektrezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë

Kuvendi i Shqipërisë

Më 113 vota pro dhe asnjë kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projektrezolutën për gjenocidin në Srebrenicë në nderim të viktimave atje.

Siç raporton Abc News, mazhoranca ka rënë dakord kurse, opozita ka shkaktuar debate për shkak se e kanë cilësuar si të paplotë.

Kjo rezolutë konfirmon qëndrimet e Shqipërisë se mohimi i gjenocidit është shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Lexo edhe:
Kuvendi i Shqipërisë rrëzon rezolutën për gjenocidin serb

Megjithatë, deputeti Tritan Shehu kishte bërë kërkesë që të votohet rezoluta ku dënohet gjenocidi serb në Srebrenicë.

Ndërsa, para një muaji Kuvendi i Shqipërisë kishte rrëzuar këtë kërkesë të Shehut.

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se njohja e gjenocidit në Srebrenicë është një akt i domosdoshëm për kombet dhe shoqëritë e civilizuara dhe se është kusht themelor që të mos përsëritet.

Ndërsa, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se kur Sali Berisha ishte president, ka lejuar furnizimin me naftë të ushtrisë jugosllave gjatë masakrës në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës./Shqip.com