Sport Shqiptar

Shqipëria mëson se në cilën vazo do të jetë para shortit për “EURO 2024”

Barazimi ndaj Ishujve Faroe i ka mjaftuar Shqipërisë të sigurojë vendin e parë në grupin e saj kualifikues në “EURO 2024”, por mbi të gjitha të sigurojë për herë të parë praninë në vazon e tretë në një short të një turneu madhor.

Një arritje historike, por që ka dy anë të medalje.

Kjo ,pasi në vazon e dytë, Shqipëria ka përkrah ekipe ndoshta më të lehta se sa rivalë që mund të dalin në vazon e tretë apo të katërt në short.

Vazot do të plotësohen vetëm pas sfidave të fundit që luhen nesër, ku do të zgjidhet edhe dilema se cila mes Kroacisë dhe Uellsit do të shkojë direkt në Europian.

Gjithsesi, tashmë është e qartë përbërja e vazos së parë dhe pozicioni i një pjese të madhe të ekipeve në vazot e tjera.

Kështu, bie në sy se Holanda ka përfunduar në vazon e tretë, ndërsa Italia mëson nesër nëse do të jetë në të tretën apo të katërtën, duke qenë rrezik real në short për këdo.

/Shqip.com