Lajme

Shqipëria merr vendim, i mbyll të gjitha shkollat

Ilustrim

Ministria e Arsimit në Shqipëri, ka marrë vendim që të mbyllen të gjitha shkollat javën e ardhme pasi është parashikuar që do të ketë ulje të temperaturave.

Ministrja, Evis Kushi thotë se shkollat do të qëndrojnë të mbyllura nga e dita e hënë deri të mërkurën.

“Sipas parashikimeve meteorologjike, në ditët në vijim priten temperatura tepër të ulëta, të cilat janë temperatura të jashtëzakonshme për një vend si i yni. Madje në disa zona do të arrijë deri në – 17 gradë celsius”, ka shkruar ministrja Kushi.

Ndërsa ka theksuar se orët e humbura do të zëvendësohen në vijim pas një njoftimi të dytë në bashkëpunim me zyrat vendore arsimore.

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi 

Më tej ajo ka shtuar se në rast se parashikimet nuk dalin të sakta, atëherë do të rishikohet vendimi.

“Nëse parashikimet nuk do të dalin të sakta, dhe temperaturat do të jenë më të pranueshme, ne do ta rishikojmë këtë vendim dhe do të jemi në komunikim të vazhdueshëm me ju, sepse për ne edhe procesi mësimor ka rëndësi prioritare”, shkruan Kushi./Shqip.com