Sport Ndërkombëtar

Shqipëria mbetet jashtë Botërorit

Shqipëria mbetet jashtë Botërorit

Në ishull zbarkuan për fitore, por fushën e lëshuan me kokë të ulur.

Shqipëria është mposhtur nga Anglia me rezultat 5-0 dhe i ka dhënë fund ëndrrës për një kualifikim në Kampionatin Botëor “Katari 2022”, shkruan Shqip.com.

Pas vetëm nëntë minutave lojë, anglezët e shënuan golin e parë, me anë të Harry Magurie, ndërsa asistues ishte Reece James.

Disa minuta më pas, kuqezinjët patën një rast të mirë shënimi me anë të Myrto Uzunit, por nuk arriti që ta mposhtë Jordan Pickford, në sistuatë 1 me 1.

Rregulli i pashkruar në futboll “Kur nuk shënon, pëson” u shfaq edhe në këtë ndeshje.

“3 luanët” shënuan edhe tre herë në këtë pjesë, fillimisht me anë të Jordan Henderson, ndërsa edhe dy herë të tjera me Kane.

Kështu, sulmuesi i Tottenhamit e kompletoi hat-trickun e tij.

https://twitter.com/gatzavida/status/1459259042040356866?s=20
Goli i pestë i shënuar nga Anglia

Me këtë fitore, Anglia ngritet në kuotën e 23 pikëve, kurse Shqipëria mbetet në vendin e tretë me shtatë pikë më pak.

Në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate:

Italia 1-1 Zvicra

Moldavia 0-2 Skocia

Austria 4-2 Izraeli

Danimarka 3-1 Ishujt Faroe

Hungaria 4-0 San Marino /Shqip.com