Sport Shqiptar

Shqipëria i kërkon pikët e plota ndaj Islandës

Armando Broja

“Air Albania” pritet të jetë e mbushur me tifozët kuq e zi.

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Islandën – me fillim nga ora 20:45 – në një ndeshje “jeta a vdekje”.

Vendasit hyjnë në këtë takim për fitore – pasi asnjë rezultat tjetër nuk do ishte pozitiv.

Skuadra e udhëhequr nga Edoardo Reja – është në pozitën e fundit të Grupit – Liga B, me vetëm një pikë të grumbulluar.

Por, nëse triumfon sonte e kalon Islandën që ka tre pikë – teksa lider mbetet Izraeli – me tetë pikë.

Nga minuta e parë në këtë takim pritet të jetë i gatshëm Myrto Uzuni – që ndaj Izraelit e nisi ndeshjen në bankën rezervë për shkak të një lëndimi.

Nëse – Shqipëria pëson humbje ose barazim – atëherë zbret në Ligën C – ku aktualisht është Përfaqësuesja e Kosovës./Shqip.com

Renditja në tabelë