Sport Shqiptar

Shqipëria “gjunjëzohet” ndaj Polonisë

Shqipëria-Hun

Kombëtarja e Shqipërisë është “gjunjëzuar” në udhëtim ndaj Polonisë, duke pësuar disfatë me rezultat 3-1.

Të prirë nga qendërsulmuesi Robert Lewandowski, polakët arritën që të krijonin raste të shumta shënimi, ndërsa ishin të sigurt edhe në repartin defanizv.

Golin e parë në këtë takim e shënoi i zakonshmi, Lewandowski ndërsa për Shqipërinë golin e vetëm e shënoi Sokol Cikalleshi. Në fund të pjesës së parë, ishte Adam Buska që u përkujdes që polakët të shkonin në pushimin 15 minutësh të relaksuar, pasi arriti të mposhtë Etrit Berishën.

E, pjesa e dytë ishte totalisht e dominuar nga ekipi vendas, të cilët shënuan edhe dy herë të tjera, fillimisht me anë të Grzegroz Krychowiak dhe Karol Linnety.

Pas kësaj disfate gjasat që Shqipëria të kualifikohet në Kampionatin Botëror janë të vogla, pasi kanë vetëm gjashtë pikë pas katër ndeshjeve të zhvilluara.

Kurse, Polonia tashmë është ngritur në pozitën e dytë me gjithsej shtatë pikë.

Në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate:

Italia vs Bullgaria 1-1

Lituania vs Irlanda Veriore 1-4

Çekia vs Bjellorusia 1-0

Estonia vs Belgjika 2-5

Andora vs San Marino 2-0

Hungaria vs Anglia 0-4

Islanda vs Rumania 0-2

Lihtenshtajni vs Gjermania 0-2

Maqedonia e Veriut vs Armenia 0-0