Sport Shqiptar

Shqipëria e mbylli Ligën e Kombeve pa asnjë fitore

Kombëtarja shqiptare

Katër ndeshje, asnjë fitore.

Vendi i fundit në tabelë.

Kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur një kampanjë dëshpëruese në Ligën e Kombeve.

Skuadra e udhëhequr nga Edoardo Reja – barazoi sonte ndaj Islandës me rezultat 1-1 ani pse kundërshtarët ishin me një futbollist më pak në fushën e gjelbër – qysh nga minuta e dhjetë.

Momente nga takimi – Shqipëri-Islandë

Në total – kuqezinjët arkëtuan dy barazime dhe po aq humbje.

Teksa, shënuan katër gola dhe pranuan gjashtë.

Lider i Grupit 2 në Ligën B doli të jetë Izraeli – me tetë pikë të grumbulluara, ndërsa Islanda me katër pikë më pak – mbeti në pozitën e dytë. /Shqip.com