Lajme

Shqipëria e 11-ta në botë për aborte në bazë të gjinisë së bebes

Ilustrim,

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për popullsinë me sloganin “Tjetër herë vajzë” po synon të sjellë barazi duke përshtatur urimin e shqiptarëve kur në familje vjen një vajzë.

Siç raporton Abcnews.al të dhënat e kësaj agjencie e kanë rënditur Shqipërinë të 11-tën në listë për aborte në bazë të gjinisë të quajtura ndryshe, ‘aborte selektive’.

Manuella Bellos na UNFPA tha se abortet selektive nuk janë të përhapura vetëm në zonat rurale.

“Tendenca për të pasur një fëmije mashkull sot, është tendencë e gjeneralizuar. Nuk lidhet me nivelin e familjeve që nuk kanë të ardhura por vetëm. Është një fenomen që përhapët edhe në familje por edhe në çifte të reja e sidomos tek ata që duan vetëm një fëmijë. Akoma, në shoqërinë shqiptare vlerësohet padrejtësisht më shumë roli i mashkullit, çoftë nga pikëpamja e lënies së mbiemrit dhe pasurisë se roli i femrave”, tha Bellos.

Bellos e quan dhunim të të drejtave të njeriut abortin selektiv.

“Seksi determinua në lindje dhe preferenca për djal është një dhunim i të drejtave të njeriut dhe dhunim i të drejtës së një vajze pa lindur akoma”.

Në Shqipëri sipas llogarive të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Popullsinë për më shumë se dhjetë vite, mungojnë rreth 21,000 vajza nga 0 deri në 19 vjeç. Dukuri kjo që krijon një zinxhir pabarazie gjinore. N

ë kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave, UNFPA çeli një fushatë sensibilizuese mbi rëndësinë e vajzës në shoqëri dhe fuqizimin e saj.

/Shqip.com