Sport Ndërkombëtar

Shqipëria dhe Hungaria ndahen baraz pas 45 minutave lojë

Shqipëria

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë ndërmjet Hungarisë dhe Shqipërisë.

Skuadra e Edoardo Rejas në këtë takim ka hyrë në cilësinë e favoritit, por gjërat nuk po shkojnë sipas planeve.

Kuqezinjtë e patën dominim e ndeshjes, por nuk po janë konkret në zonën e 16 metërshit të kundërshtarëve dhe kështu kanë mbetur pa shënuar.

Një lajm tejet i hidhur është lëndimi i Berat Xhimishitit të cilit i është dashur që të dalë nga fusha e gjelbër me barrel, në minitën e 30-të.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe ambiente të jashtme
Momenti kur Gjimshiti u largua nga fusha e gjelbër

Në vendin e tij u inkuadrua Frederik Veseli.

Ndoshta, në pjesën e dytë strategu Italian do të vendosë që të inkuadrojë nga banka rezervë ndonjë sulmues si Manaj apo edhe Broja të cilët në ndeshjet e kaluara kanë pasur paraqitje të mira.

Siq qëndrojnë gjërat aktualisht, Shqipëria zbret në vendin e tretë, pasi Polonia është duke shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj San Marinos.

Kombëtarja Shqiptare ka 11 pikë, kurse polakët kanë dy pikë më shumë./Shqip.com