Lajme

Shqipëria dënon me forcë sulmin e Iranit, Rama: Jemi në krah të popullit izraelit

Shqipëria ka dënuar ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit mbrëmjen e 13 prillit, u cili zgjati deri orët e para të mëngjesit të 14 prillit.

Përmes një deklarate, kryeministri Edi Rama shprehet se Tirana qëndron në mbështetje të Izraelit dhe të partnerëve ndërkombëtarë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Rama bën thirrje për vetëpërnbajtje dhe inkurajon arritjen e armëpushimit në Gaza.

“Shqipëria dënon me forcë sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit, i cili përbën një kërcënim për destabilizimin e rajonit në mënyrë të pakthyeshme. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit. Shqipëria kërkon vetpërmbajtjen e palëve dhe thekson nevojën kritike për një armëpushim në Gaza, duke u siguruar që të gjithë pengjet të kthehen të sigurt në shtëpi”.

/Shqip.com