Lajme

Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit

Flamuri shqiptar.

Në fillim të këtij viti, Shqipëria e mori mandatin si anëtare në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Për këtë ka shkruar edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama – përmes një postimi në Facebook.

“Ceremonia e vendosjes së flamurit tonë në OKB. Shqipëria tani anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB, tryeza më e lartë vendimmarrëse e botës”, ka shkruar Rama.

Kështu, Shqipëria për herë të parë pas 66 viteve bëhet pjesë  në tryezën më të lartë të paqes.

Këshilli përbëhet nga 15 anëtarë, ku SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina janë 5 anëtare të përhershme kurse 10 vendet e tjera anëtare janë me një mandat dyvjeçar. /SHQIP.COM