Lajme

Shqipëri/ Vetëm 34 vjeç, zotëronte 1 mln euro pasuri, i sekuestrohet

Policia e Elbasanit ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 1 mln euro, të dyshuara të përfituara nga aktiviteti kriminal i një 34-vjeçari.

Në kuadër të operacionit “Aseti”, pasuria e sekuestruar i përket Eris Skënderit, 34 vjeç, banues në Cërrik.

Ai rezulton i dënuar nga Gjykata e Elbasanit me 6 vjet burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Sakaq, në datën 24 shtator 2023, Gjykata e Elbasanit ka vendosur sekuestrimin e pasurive të 34-vjeçarit duke përfshirë një objekt banimi me sipërfaqe 62 m2, një objekt shërbimi me sipërfaqe 73 m2, në Cërrik si dhe 2 automjete e 1 motomjet.

Por këto pasuri që zotëron 34-vjeçari dyshohet se nuk janë të vetmet. Eris Skënderi mësohet se ka pasuri të fshehura edhe në emër të të afërmve.

Policia njofton se vijon puna për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.

/Shqip.com