Lajme

Shqipëri: Një person humb jetën dhe gjashtë raste reja me COVID-19

Një person ka humbur jetën dhe gjashtë të tjera kanë rezultuar pozitivë gjatë 24-të orëve të fundit në Shqipëri.

Po ashtu gjatë këtij intervali kohor në Spitalet e Shqipërisë janë shtruar shtatë persona.

Në 24-të orët e fundit janë kryer 189 testime. Sa i përket rasteve aktive, momentalisht në Shqipëri janë 152 raste.

Prej fillimit të pandemisë jetën nga COVID-19, jetën e kanë humbur 3 mijë e 602 qytetarë.

/Shqip.com