Lajme

Shqip.com renditet media e treta më e besueshme në Kosovë dhe e dyta për nga saktësia

“Luftimi i Dezinformimit”, prezantuar nga FactChecker Kosova

Shqip.com është renditur e treta si media më e besuar, sipas raportit “Luftimi i Dezinformimit”, prezantuar nga FactChecker Kosova, duke pasur parasysh që Shqip.com është një media e re, e themeluar vetëm në korrik të 2021.

Në këtë raport kanë marrë pjesë  526 persona, ku Shqip.com si një media e re ka arritur që të fitojë 23.40% të besimit të këtyre të anketuarve.

Duke u bazuar në këtë raport, Shqip.com është renditur dyta si më e sakta në Kosovë.

Ndërsa nga ana tjetër Shqip.com është renditur në top pesëshe sa i përket verifikimit të lajmeve, besimit të qytetarëve, ndërveprimeve në Facebook dhe vizitave në faqen kryesore.

Mentor Hoxhaj nga Komuniteti për Siguri Kibernetike dhe Privatësi (CSP), ka falënderuar të gjitha mediat për mbështetjen e vazhdueshme.

“Sot përmbyllëm suksesshëm Projektin “Luftimi i Dezinformimit” #Iamafactchecker të mbështetur nga FLOSSK(US Department of States)! Falënderojmë mediat për mbulimin e aktiviteteve dhe mbështetjen e vazhdueshme ne veçanti ne ndërgjegjësimin e qytetareve për identifikimin dhe raportimin e lajmeve te rreme”, ka shkruar Hoxhaj.

Ky hulumtim është realizuar duke shfrytëzuar një metodologji relativisht të thjeshtë, duke shfrytëzuar Google Forms.

Rreth kësaj janë bërë kufizime të tilla që një person mund të jap mendimin e tij vetëm një herë.

Ne hulumtim kanë marrë pjesë 526 persona, ku mbi 52 për qind e tyre kanë deklaruar se kanë zero besim te mediat e shkruara./Shqip.com