Sport Shqiptar

Shqip.com mëson se nga Vëllaznimi do të largohet Emmanuel Omobo

Qendra amerikano-nigeriane Emmanuel Omobo pritet që të largohet nga skuadra e Vëllaznimi.

Shqip.com nga burime të sigurta pranë klubit gjakovar mëson se Omobo dhe Vëllaznimi së shpejti do ta ndërpresin bashkëpunimin.

Mësohet se ekipi gjakovar nuk është i kënaqur me paraqitjet e shtatlartit.

Ai erdhi te Vallaznnimi në tetor të vitit të kaluar.

Në fakt, Omogbo është emër i njohur për publikun gjakovar dhe opinionin e basketbollit në Kosovë, pasi para dy sezoneve ishte pjesë e Vëllaznimit me të cilët shkëlqeu dhe për pak sa nuk e mbajti klubin në elitë me super-paraqitje.

Përpos SHBA-ve dhe Kosovës, Omogbo ka luajtur edhe në liga shumë të forta si: Itali (Pesaro), Lituani (Pieno Zvaigzdes), Izrael (Ironi Kiryat), Spanjë (Huesca) dhe Qipro.

/Shqip.com