Sport Shqiptar

Shqip.com mëson se Ballkani kërkon shërbimet e Albert Dabiqajt

Kampioni në fuqi e Kosovës, skuadra e Ballkanit synon pak përforcime, mirëpo cilësore në afatin kalimtar të dimrit.

Ekipi nga Suhareka i drejtuar nga trajneri Ilir Daja po interesohet për mesfushorin e SC Gjilanit, Albert Dabiqaj.

26-vjeçari pritet që të largohet nga Gjilani për shkak të gjendjes së rëndë financiare në klub pas largimit të pronarit, Florim Zuka.

Burime të sigurta të Shqip.com mësojnë se Ballkani është shumë i interesuar për Dabiqajn, i cili konsiderohet një ndër futbollistët më cilësor në futbollin e Kosovës.

Dabiqaj në karrierën e tij ka luajtur për disa skuadra në Kosovë si Besa e Pejës dhe Feronikeli.

/Shqip.com