Shpresa e Ligës së Kampionëve këputet nga miliarderët e rinj

Ka përfunduar drama në “Saint James’ Park”.
Newcastle lë Arsenalin pa asnjë pikë.
Gara e tyre për Ligën e Kampionëve është pranë shuarjes.
Në takimin e zhvilluar sot në kuadër të Premierligës, vendasit mposhtën skuadrën e Arteta-s me rezultat 2:0.
A big win in our final home game of the season! ✊😍#NEWARS // #NUFC pic.twitter.com/mChFC6cR3r
— Newcastle United FC (@NUFC) May 16, 2022
45 minutat e parë nuk prodhuan asnjë gol, me kundërshtarët që u treguan të kujdasshëm më përjashtim të disa rasteve.
Golin e parë e shënoi Ben White, që e çoi topin në golin e tij, në minutën e 55-të.
Callum Wilson Goal Newcastle 1 – 0 Arsenal pic.twitter.com/Q3p9HHCSXX
— Football News & Fifa Updates (@TomWhizzz) May 16, 2022
Kurse, për të dytin u përkujdes Bruno Guimaraes (85′), goditjen e të cilit nuk mundi ta ndalë pikërisht White që u mundua të spastronte topin nga vija.
Bruno Guimaraes goal for Newcastle against Arsenal pic.twitter.com/8svj0ilHpm
— Live News (@LiveNewsForAll_) May 16, 2022
Kjo është humbja që e mban Arsenalin në pozitën e pestë me 66 pikë, dy më pak se Tottenham-i që mban të katërtën dhe me gjasë do të marrë biletë për “UCL”.
Teksa, Newcastle stacionoet e 12-a me 46 sosh. /Shqip.com