Sport Shqiptar

Shpresa e fundit e “BNE-së” për të lënë gjurmë në “Legends Stage”

Bad News Eagles

Pas një kualifikimi historik të Bad News Eagels, në “Legends Stage”, ata kërkojnë fitoren e parë.

Me dy humbje në po aq ndeshje të zhvilluara “BNE” kërkojnë të lënë gjurmë në turneun ku përfshihen vetëm 16 skuadrat më të mira.

Edhe pse pësuan dy humbje, shpresat për kualifikim tutje janë ende reale.

Skuadra nga Kosova do të përballet sot – ndaj ekipit brazilian Imperial Esportos.

Në takimin që do të zhvillohet me fillim nga ora 18:15 e mbrëmjes, skuadra e CS:GO do të kërkojë fitoren e parë, për të pasur një fije shprese për një kualifikim tjetër.

Nëse Bad News Eagels marrin tri fitore nga tri ndeshjet e fundit ëndrra do të bëhet realitet.

BNE është favoritë në letër, pasi ishte takuar edhe më herë ndaj skuadrës braziliane dhe kishte triumfuar me rezultat të përgjithshëm 16:12. /Shqip.com