Lajme

Shpëtohet nga mbytja një pushues nga Kosova

Një pushues nga Kosova ka shpëtuar nga mbytja këtë të shtunë në plazhin e Shëngjinit.

Mediat në Shqipëri kanë raportuar se ngjarja ka ndodhur tek Rana e Hedhun, që është pjesë shumë e preferuar e kosovarëve për të kaluar pushimet.

Sipas mediave, kanë qenë familjarët dhe pushuesit e tjerë, të cilët e kanë nxjerrë atë nga uji dhe e kanë transportuar në spitalin rajonal të Lezhës.

/Shqip.com