Lajme Botë

Shpëtohen 124 emigrantë në Ishujt Kanari

Emigrantët presin për të zbarkuar nga një barkë në portin Arguineguin, në Gran Kanaria, Spanjë, 28 mars 2024.
Emigrantët presin për të zbarkuar nga një barkë në portin Arguineguin, në Gran Kanaria, Spanjë, 28 mars 2024.

Rojet bregdetare spanjolle i kanë shpëtuar 124 emigrantë, përfshirë fëmijë të vegjël, nga dy barka dërrase në ujërat detare pranë ishujve Kanari të enjten.

Njëra barkë që po i bartte 66 njerëz u gjet rreth 18 kilometra në jug të Gran Kanaria, tha Kryqi i Kuq i Spanjës.

Barka tjetër, me 58 njerëz në bord, përfshirë dy gra, u gjet në afërsi, sipas tij.

Agjencia kufitare e BE-së, Frontex, thotë se rruga atlantike për në Ishujt Kanari është tani për tani rruga më e dendur për emigrimin e parregullt nga Afrika Perëndimore për në Bashkim Evropian.

Numri i njerëzve që e morën këtë rrugëtim të rrezikshëm nga 1 janari deri më 15 mars, arriti shifrën 12.393, krahasuar me 2.178 në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, tha Ministria e Brendshme e Spanjës këtë muaj.

Ky grup ishujsh është rreth 160 kilometra larg Afrikës Perëndimore në pikë më të afërt.

Të gjitha emigrantët e shpëtuar të enjten u dërguan në Gran Kanaria. /REL

/Shqip.com