Shpetim Bajoku i nis Lojërat Mesdhetare me fitore
Publikuar:
(26.06.2022 17:07:47)

Shpëtim Bajoku i ka nisur me këmbë të mbarë Lojërat Mesdhetare.
Boksieri nga Kosova ka triumfuar në raundin e parë – ndaj tunizianit – Abdesalem Sassi në kategorinë -63 kilogramë.
Bajoku fitoi me vendim unanim – për të vazhduar rrugëtimin e tij.

Për Shpëtimin ky meç ishte tejet i rëndësishëm për të vazhduar ëndrrën drejtë medaljes.
Në këto lojëra që po mbahen në Oran – më herët sot u paraqit edhe karateistja – Albulena Gërvalla – por mbeti pa medajle, pasi përfundoi në vendin e pestë.

Ekipi mesdhetar i Kosovës përbëhet nga 39 sportistë të 13 sporteve të ndryshme.
Lojërat Mesdhetare kanë nisur me 25 qershor dhe do zgjasin deri më 6 korrik. /Shqip.com