Lajme

Shpërthimi në Lushnje, ekspertët: Vinçi nuk pati kontakt me tensionin e lartë

Hetuesit kanë përjashtuar pistën e hetimit që shpërthimi në Lushnje të ketë ardhur si pasojë e tensionit të lartë.

Nga hetimet paraprake, burime bëjnë me dije se ekspertët dyshojnë se shkak është bërë njëra nga 2 bombolat që po transportoheshin për të punuar nga babë e bir.

Janë 2 bombola, njëra me oksigjen dhe tjetra me gaz argon, të cilat në kombinim të të dyjave përdoren për prerje dhe saldime në konstrukte metalike.

Gjithsesi, pista po hetohet dhe vetëm në vijim do të dilet në përfundime konkrete.

Për bombolën që ka shpërthyer do të verifikohet nëse ka qenë jashtë standardeve të sigurisë dhe që një keqfunksionim i saj ka sjell tragjedinë, apo ka qenë gabim njerëzor i vinçierit gjatë kohës që po e transportonte.

/Shqip.com