Lajme

Shpërthim i fortë në një fabrikë në Lushnje me 1 viktimë, i plagosur edhe deputeti i PS

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak minuta më parë në një magazinë ndërtimi ku janë plagosur disa persona.

Mësohet se si pasojë e shpërthimit, është plagosur edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela. 

Ndëra Roland Hoxha është personi që mbeti i vdekur nga shpërthimi në magazinë.

Dyshohet se gjatë punës në fabrikë një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim.

Shpërthimi dyshohet se ka qenë shumë i fortë dhe zhurma është dëgjuar pothuajse në të gjithë qytetin.

Forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje.

Lajmi në përditësim…

/Shqip.com