Lajme

Shpërthimet në veri, Çitaku e pyet Kurtin: Fol, a po kalon Serbia?

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku në konferencë për media

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA dhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Ajo ka shkruar se Qeveria e Kosovës po e mbanë popullin në terr informativ sepse lajmet për zhvillimet po i marrin nga mediat.

“Kryeministër çka po ndodhë? A ka pasë eksplodime ? A ka pasë ndjekje të personelit të KQZ-së?

Fol Kryeministër, a po kalon Serbia?”, ka shkruar Çitaku.

Gjatë pasditës së sotme është raportuar në media, e më vonë është konfirmuar edhe nga njoftimi i Policisë së Kosovës, se zyrtarët komunal të zgjedhjeve janë sulmuar me shok bomba.

Lidhur me veprimet në veri ka reaguar edhe ministri Sveçla, duke thënë se krejt këto po ndodhin me qëllim të pengimit të mbajtjes së procesit zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës.

/Shqip.com