Lajme

Shpërthime të fuqishme pranë bizneseve në Shkodër

Shpërthim në Shkodër

Pas mesnatës në Shkodër brenda 10 minutave janë dëgjuar dy shpërthime të fuqishme eksplozivi.

Shpërthimi i parë është dëgjuar në ora 02:20, ndërsa menjëherë pas 10 minutave është dëgjuar shpërthimi i dytë.

Sipas raportimit të mediave në Shqipëri, lënda plasëse eksploziv i është vendosur dy bizneseve, njëri në zonën pranë prefekturës ndërsa tjetri në vendin e quajtur “Rruga e Gjerë”.

Shpërthim në Shkodër

Raportohet për dëme të konsiderueshme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.