Lajme Botë

Shpërtheu vullkani në Japoni

Një vullkan ka shpërthyer në ishullin e largët të Suwanosejima në Japoninë jugperëndimore, tha qeveria.

Asnjë dëm nuk u konfirmua nga shpërthimi, njoftoi transmetuesi publik NHK, duke cituar një stacion policor lokal në prefekturën Kagoshima.

Qeveria e ka ngritur nivelin e alarmit në 3 (nga 5) për zonën e Suwanosejima, që do të thotë se njerëzit nuk duhet t’i afrohen kraterit. Ata paralajmërojnë se gurë të mëdhenj mund të hidhen në ajër në një rreze prej 2 kilometrash nga krateri.

/Shqip.com