Lajme Ballkan

Shpërthen zjarr në një fabrikë të tekstilit në Prilep

Rreth orës 13:00 ka shpërthyer zjarr në konstruksionin e kulmit të fabrikës së tekstilit “Tila” në Prilep.

Çatia e fabrikës dhe kolektorë diellorë janë përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit me mjete zjarrfikëse nga Prilepi prej më shumë se një orë po tentojnë ta lokalizojnë zjarrin, i cili ende po digjet.

Sipas informacioneve fillestare, në momentin e shpërthimit të zjarrit nuk ka pasur njeri në fabrikë. Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi zjarrin.

Fabrika “Tila” prodhon veshje për fëmijë.

/Shqip.com