Rozë

Shpërthen për herë të parë Arjola pasi u përmend shpesh nga Luizi

Luizi shpeshherë ka komentuar lojën e aktores Arjola Demirit, brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Luizi ka pretenduar se e di historinë e saj, i njeh ish-bashkëshortin dhe se ajo ka gënjyer për lojën e interesat e veta.

Ndërkaq, për herë të parë ka reaguar vetë aktorja në Instagram.

“Sa mirë më ka studiuar Luiza në botën e strategjive! 6-7 herë ma ka përmendur emrin deri tani! Nëse t’gjitha femrat “viktimizohen” si Arjola Demiri ftoj Luizin të mos zgjedhë “viktima reale” për të çuar lojën përpara. Femrat e zonja dhe luftarake duken që e shqetësojnë. Ndaj i përçmon, lufton, përdor për lojë dhe uroj të mos e bëjë në jetën reale!”

“Faleminderit që më jep vëmendje dhe të sillem nëpër kokë gjatë lojës tënde! Pema me kokrra gjuhet se pemës së thatë si afrohet kush. “Kaçubeti beso n’veti e gjun n’gjeti!””, ka shkruar Arjola.

/Shqip.com