Lajme Botë

Shpërthen jahti në mes të detit, 3 turistë të zhdukur në Detin e Kuq (Video)

Tre turistë britanikë raportohet se janë zhdukur pasi një jaht mori flakë gjatë lëvizjes në ujë. Në anijen, e quajtur Uragani, që shpërtheu në flakë në Detin e Kuq në Egjipt raportohet se ishin 29 persona.

Pamjet tronditëse treguan gjysmën e jahtit duke u shkatërruar nga flakët. Shërbimet e shpëtimit u alarmuan për zjarrin pasi flaka u tha se kishte filluar në dhomën e motorit për shkak të një qarku elektrik.

Deri më tani, 26 pasagjerë janë shpëtuar, ku 12 prej tyre janë britanikë dhe 14 të tjerë mendohet të jenë egjiptianë.

/Shqip.com