Shpërthen Ada, “sulmon” Alvisën

Ada është një ish-konkurrente e “Për’Puthen 3” që u përjashtua nga programi ditë më parë. Mirëpo, kur ishte në program ajo gjithmonë kishte zënka me Alvisën pasi kjo e fundit gjithmonë e akuzonte atë se kishte lidhje jashtë me dikë tjetër.
Nga ngjarjet e së shtunës në puntatën e “Për’puthen Prime”, pas skandalit Alvisa-Hysen, Ada ka reaguar në rrjetin social Instagram, kundër Alvisës.
“Sinqerisht nuk dua që kurrë një femër të jetë në këtë situatë sepse jam shumë feministe, por për këtë lloj femre kam krijuar një antipati shumë të madhe që në momentin që gënjente sy më sy dhe më vinte shumë habi që e besonte publiku, e mbështeste, ishte gjithë kohës duke më akuzuar mua dhe Edin kur e kishte aty brenda të dashurin alamet çuni (se besoj të gjej më të mirë) dhe sot s’jam habit fare, i prisja, e kam thënë në studio…nuk e di se si mund të degjeneroj njeriu veten për ca followers”,- janë fjalët e Adës.

Duke qenë se shumica e publikut po mban anën e Alvisës, Ada u sulmua me këtë deklaratë dhe më vonë sqaroi se ajo e gjykon nga raporti i saj me të dhe se nuk e beson Alvisën.
Gjithashtu Ada ceku se ajo dhe Edi kanë qenë të vërtetë dhe e kanë bërë çdo gjë si kanë ndjerë dhe se do dali gjithçka me kalimin e kohës. /SHQIP.com