Lajme Ballkan

Shpërndahet Parlamenti i Malit të Zi

Pamje nga njëra prej seancave në Parlamentin e Malit të Zi

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, nënshkroi Dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Malit të Zi në bazë të autoritetit që i jep Kushtetuta.

Gjukanoviq, siç theksohet nga Shërbimi Informativ i Presidentit të Malit të Zi, dekretin e ka nxjerrë në bazë të nenit 92, pika 3 e Kushtetutës së Malit të Zi.

Gjukanoviq paraprakisht ka theksuar se është këshilluar prej ekipit ligjor se ekzistojnë kushtet ligjore për të shpërndarë parlamentin dhe për të shpallur zgjedhje, nëse deri sot nuk zgjidhet qeveria e re.

Foto e dekretit të nënshkruar nga Gjukanoviq

Kujtojmë se mandatit Miodrag Lekiq i skadon sot afati për formimin e qeverisë së 44-të. Ai të dielën ka njoftuar drejtuesit e pozitës se nuk ka ende shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë së re, pasi i mungojnë tre vota nga anëtarët e Lëvizjes Qytetare URA.

Lekiqit iu dha mandati pasi parlamenti miratoi ndryshimet në Ligjin për Presidentin, raporton RTCG.

Nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë së atij akti është para Gjykatës Kushtetuese.

/Shqip.com