Shpend Ahmeti: Lërini teoritë e Facebook-ut, vaksinohuni

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar që të lihen “teoritë e Facebookut” e të vaksinohen njerëzit, pasi thotë se “me vaksinë mbrojtja nga Coronavirusi është shumë më e madhe”.
Ahmeti të mërkurën ka shkruar për skadimin e afatit të mbi 130 mijë vaksinave anti-COVID të kompanisë AstraZeneca.
“E vërteta është se me vaksinë je më i mbrojtur se pa vaksinë. Fatkeqësi, ka qenë me vdek kur s’ka pas vaksinë, tash është tragjedi me vetëdije”, ka shkruar ai.
“Prej korrikut të vitit 2020 kemi kërkuar që fokusi të jetë vetëm në vaksinë. Atëherë jemi përqeshur. Por është prej atyre rasteve kur je i pikëlluar pse e kemi pasur mirë. Kemi dështuar edhe në sigurimin e vaksinave edhe në vaksinim”
“Mos ta bëjmë këtë tragjedi edhe më të madhe”,ka thënë Ahmeti. /Shqip.com
32 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 gjatë njëzetekatër orëve të fundit.
Kjo është edhe një ditë tjetër në të cilën Kosova regjistron numër të madh vdekjesh si rezultat i pandemisë.
Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar edhe për 1 mijë e 612 infeksione të reja.
Të shëruar gjatë ditës së fundit janë 2 mijë e 460.
Rastet aktive në vend janë 26 mijë e 524.
Brenda njëzetekatër orëve janë vaksinuar 20 mijë e 618 qytetarë, ka njoftuar MSH.
Tash numri total i vaksinave të dhëna është 862 mijë e 224.
570 mijë e 579 kanë marrë të paktën një dozë. Ndërsa 291 mijë e 645 kanë përmbyllur procesin me të dy dozat. /Shqip.com