Lajme

Shpallet konkursi për hartimin e planit për Kompleksin Adem Jashari në Prekaz

Kompleksi "Adem Jashari" në Prekaz

Pas angazhimit të Komisionit të ekspertëve për hartim të detyrës projektuese, dhe pas miratimit të kushteve, kritereve dhe procedurave nga Qeveria e Kosovës, është shpallur konkursi për hartimin e Master Planit.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një shënimi në Facebook, ministri Hajrulla Çeku.

“Ky është ndër proceset dhe projektet më delikate të Republikës sonë, kemi punuar me hapa të sigurt, pa u ngutur, por edhe pa humbur kohë. Nuk do të kursejmë asgjë për të pasur një kompleks memorial të përmasave botërore, çfarë është edhe figura e Adem Jasharit. Një kompleks memorial që do të rrëfejë dinjitetshëm dhe me standard të arrirë artistik rezistencën e popullit dhe luftën për liri, pavarësi e bashkim”, thuhet në njoftimin e ministrit Hajrulla Çeku.

Konkursi është hapur sot dhe afati i fundit për dorëzim është 07.07.202

/Shqip.com