Lajme

Shpallen fituesit në zgjedhjet e rithemelimit për disa degë të PD-së

Partia Demokratike në Shqipëri

Dega e Partisë Demokratike në Pukë dhe dega e 15 në Tiranë kanë mbyllur procesin zgjedhor.

Pas përfundim janë numëruar edhe fletë votimet, ku komisioni ka shpallur fitues:

Kryetar i degës PD Pukë – Demir Hyseni

Kryetar i degës 15 Tiranë – Florind Mansaku

Edhe në degën Rrogozhinë procesi i votimit ka përfunduar dhe është shpallur Ilir Kasa me 67 për qind të votave, raporton Euroneës.

Kryetarët e Partisë Demokratike për degët Kurbin, Ura Vajgurore dhe Fush-Arrëz nga zgjedhjet e Rithemelimit u shpallën përkatësisht:

Gjergj Oroshi me 56 për qind të votave.

Bujar Dhëmbo me 60 për qind të votave.

Hil Kola me 84 për qind të votave.