Rozë

Shota: Më kanë bërë më të famshme se Albin Kurtin

Shota Baraliu tashmë është eliminuar nga Big Brother.

Para kësaj, ajo kishte një përplasje me Ana Kabashin, ku edhe kishte ofendime nga ana e aktores, që nuk janë pritur mirë nga publiku.

E ftuar në “Big Talk Kosova”, ajo ka thënë se është gëzuar pasi produksioni e kanë bërë më të famshme sesa kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“E qetë kam qenë kur jam dal. Edhe jam gëzu edhe jam idhnu. Jam gëzuar se më kanë bërë më të famshme se Albin Kurtin sepse njerëzit paguajnë mijëra euro për marketing. Mua më kanë ba gratis për një diçka që nuk ka qenë e rëndësishme. Është fatale kur flitet gjithçka për ty dhe ti nuk dëgjon e penalizohesh kur nuk e ki përballë atë person me iu përgjigj. S’kam ndryshu për ato që i kam thënë”, ka thënë Shota.

Ndryshe, kjo e fundit ka kërkuar falje për fjalët që ka thënë.

/Shqip.com