Sport Shqiptar

Shorti për Kupën e Kosovës – i vë përballë Pejën dhe Prishtinën

Peja-Prishtina

Edhe një klasike.

Shorti i hedhur të mërkurën, ka vënë përballë Pejën dhe Prishtinën.

Dy rivalët e vjetër do “luftojnë” për një kualifikim tutje.

Favoritë në letër është Peja, pasi ka gazuar formë më të mirë në Superligë.

“Shqiponjat” pozicionohen në vendin e tretë, me 23 pikë të grumbulluara.

Kurse, skuadra nga kryeqyteti ka pasur mungesë vazhdumërie të rezultateve pozitve dhe gjendet dy pozita më poshtë.

Këto dy skuadra ishin takuar ndërmjet vete edhe në kuadër të Superkupës, ku fitues dolën pejanët.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, personat duke marrë pjesë në sporte dhe ambiente të brendshme
Peja-Prishtina, foto nga e kaluara

Në takimet tjera do të përballen këto skuadra:

Trepça-Rahoveci.

Golden Eagle Ylli-Drita.

Prizreni 16-Bashkimi.

Në gjysmëfinale – ndërmjet vete do takohen – fituesit e çiftit Golden Eagle Ylli-Drita me Prizreni 16-Bashkimi, si dhe Trepça-Rahoveci me Peja-Sigal Prishtina.

Sa i përket gjendjes tabelare, Trepça dhe Ylli janë dy skuadrat me rezultatet më të mira, pasi kanë regjistruar nga dhjetë fitore dhe katër humbje.

Por, për shkak të koshdiferencës, “xehtarët” gjenden në pozitën e parë.

Skuadra e vetme, e cila e ka mbyllur sezonin vjeshtor pa fitore është Drita.

Në 14-të ndeshje të zhvilluara, “intelektualët” kanë pësuar po aq humbje./Shqip.com

Renditja tabelare