Lajme

Shoqata sindikale e zyrtarëve të MPJD-së paralajmëron protestë, kanë 14 kërkesa

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Shoqata Sindikale e zyrtarëve/diplomatëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës nesër ka paralajmëruar që do të mbajë protestë.

Përmes një komunikate për media thuhet se në kuadër të kësaj proteste janë 14 kërkesa duke përfshirë edhe shfuqizimet e vendimeve për shkarkimin e kolegëve të tyre nga puna dhe të ndërpritet përndjekja e segregacionit të diplomatëve dhe zyrtarëve me përvojë të gjatë pune.

“Të ndërpritet hakmarrja ndaj sindikatës dhe kryetarit te saj menjëherë ne pajtim me ligjin për organizimin sindikal. Të shfuqizohen të gjitha vendimet arbitrare që kanë shkaktuar largimin e kolegëve nga puna dhe të mos merren vendime për largimin nga puna pa vendim të gjykatës. Të aplikohet sistemimi adekuat i kolegëve me përvojë dhe me grada diplomatike”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate”.

Tutje, kërkohet që të ndërpriten konkurset e shpallura ne mënyrë kundër ligjore dhe të ndërpritet përndjekja dhe diskriminimi i diplomatëve nëpër komisione të kurdisura.

“Të ndërpriten konkurset e shpallura ne mënyrë kundër ligjore (i jashtëm dhe lëvizje paralele). Të ndërpritet përndjekja dhe diskriminimi i diplomatëve nëpër komisione të kurdisura. Të ketë trajtim meritorë sipas praktikave të mira ndërkombëtare të zyrtarëve diplomatik në MPJD në Ligjin për Pagat”.

Kërkesë e sindikatës është edhe që të përmirësohen kushtet e punës në hapësirat e MPJD-së dhe te drejtat tjera te zyrtareve dhe diplomateve ne MPJD.

Protesta do të realizohet para Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës duke filluar nga ora 12:00/Shqip.com