Lajme

Shoqata e Gastronomëve: Nëse deri të premten s’ka lirim të masave anti-COVID’19, të shtunën do të shqyrtojmë protestat

Gastronomia

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka njoftuar se nëse deri të premten nuk do të ketë lirim të masave anti-COVID’19, atëherë të shtunën do të shqyrtojnë protestat, përcjell Shqip.com.

Kështu kanë bërë të ditur nga kjo shoqatë pas takimit me ushtruesen e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha, për të diskutuar rreth masave anti-COVID’19.

Tutje, nga kjo shoqatë kanë shprehur shqetësimin lidhur me gjendjen shqetësuese të gastronomisë.

“Masat pritet që do të lirohen gradualisht, mirëpo në rast se nuk do të ketë ndonjë ndryshim deri këtë të premte më dt. 22/10/2021 në Mbledhjen e Qeverisë, atëherë të Shtunën me dt. 23/10/2021 do të mblidhet Këshilli Drejtues i SHGK-së për të vendosur rreth shqyrtimit të protestës dhe padëgjueshmërisë së gastronomisë!”, thuhet ndër tjerash në njoftim./SHQIP.com