Rozë

Shoku i ngushtë i Fifit: Graniti po e shfrytëzon për lojë, po të mos ishte ajo do dilte i pari

Granit Cana dhe Fifi

Që nga startimi i ‘Big Brother VIP’ ka marrë vëmendje të madhe nga publiku.

Fifi dhe Graniti janë dy personazhe me të komentuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Dyshja kohëve të fundit kanë shprehur hapur pëlqimin ndaj njëri-tjetrit, por një pjesë e banorëve po dyshojnë tek deklarata e konkurrentit nga Kosova.

E një dyshim të tillë po e kanë edhe publiku që janë duke e parë nga jashtë.

Një nga miqtë më të mirë të Fifit, balerini Graciano Tagani është shprehur se Graniti po e shfrytëzon Fifin për lojë.

“Graniti po e shfrytëzon, kjo gjë nuk diskutohet. Nëse Fifi s’do ishte aty, Graniti do dilte i pari, e jo Elhaidi. Ai thjesht është “mbështetja” e Fifit aty”, u shpreh Graciano Tagani.

Ai ka thënë se Fifi nuk është ajo që është paraqitur në këto dy javë, pasi që sipas tij këngëtarja është një person shume e lirë dhe hapësira e kufizuar po e penalizon atë./SHQIP.com