Rozë

Shoku i Luizit çudit me deklaratën: Pas daljes nga BBV, Kiarën e shoh me sy tjetër

Moderatorja, Kiara Tito ka disa ditë që është larguar nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

Në lidhje me të ka folur se fundi shoku u Luizit, Meridian Racaj, i cili tregojë përshtypjet e para që ka pasur pasi ka biseduar më të.

“Po, kam biseduar. Është shumë mirë. Thjesht janë këto ditët e para që njeriu kërkon të marri vetën pas 90 ditëve që ke qenë i izoluar, ke pasur presionin e kamerave gjatë gjithë kohës. Është një procedurë që ne që e kemi provuar e dimë se çfarë do të thotë të marrësh pak kohë”.

Ai ka folur edhe për “mos ndjekjen” e Arbanës dhe producentëve, nga Kiara në Instagram.

“Fakti është se asnjëra palë me sa di unë nuk e kanë ndjekur njëra-tjetren dhe nuk kanë pasur çfarë të heqin”, ka deklaruar ai.

Meridiani ka treguar edhe se janë takuar së bashku me Kiarën, duke thënë se ka parë një energji tjetër.

“E shikonim me më shumë dashuri, pasi pamë energjinë tek Kiara dhe pamë tek sytë e Kiarës atë që nuk e kemi parë brenda shtëpisë”, ka shtuar ai.

/Shqip.com